Parashikimi i yjeve nga astrologia e njohur Meri Shehu për ditën e sotme dhe të nesërme…
Dashi
Sot mund të gjenden rezervat ekonomike e materiale për të bërë realitet një ëndërr, një udhëtim apo një takim me dikë të dashur.
Demi
Sot është një ditë ku do merrni përgjigje pozitive për kërkesat dhe qëllimet tuaja si dhe do bëni realitet një marrëdhënie që kishit ëndërruar.
Binjakët
Do keni mundësinë të realizoni një martesë e cila dukej e pamundur ose një bashkëpunim të mirë i cili më në fund ju jep fat.
Gaforrja
Një plan shumë i rëndësishëm dhe një takim shumë i mirë ju çon atje ku do donit sidomos në çështje ligjore dhe kontakte me jashtë.
Keni martesë të dytë.
Luani
Do përparoni në planet dhe çështjet familjare si edhe në një çështje ekonomike ku do fuqizoni pozitat tuaja.
Do keni takime intime të fuqishme.
Virgjëresha
Në planin personal dhe ligjor do forconi pozitat tuaja.
Një bashkëpunim i rëndësishëm dhe një martesë e rëndësishme ju pret.
Peshorja
Jeta juaj e përditshme do kthehet në një përrallë të bukur ku çdo ditë do marri ngjyra të këndshme duke ju përcjellë pozitivitet.
Akrepi
Do keni një ofertë shumë të rëndësishme dhe një ndjesi të fortë erotike dhe romantike.
Qëllimi juaj bëhet partneri që e dëshironi për të ndryshuar ngjyrat e jetës më në fund.
Shigjetari
Ju pret një etapë e bukur pune dhe fantazie e romantizmi në ambientin ku jetoni.
Filmi i jetës tuaj do fillojë të luhet aty.
Mos ikni ju, do vijnë të tjerët tek ju.
Bricjapi
Dashuria dhe takimet romantike do bëhen qëllimi më i prekshëm.
Do lidheni fuqishëm me njerëzit që doni dhe do takoheni në vende romantike.
Ujori
Një plan i rëndësishëm që lidhet me familjen dhe ekzistencën tuaj të bollshme materiale vihet në funksionim.
Do merrni apo do fitoni shumë para.
Peshqit
Ka ardhur momenti të realizoni fantazitë tuaja dhe ëndrrat tuaja.
Me një sulm të vetëm dhe të fuqishëm mund të rrëzoni çdo pretendent që do të futet në jetën dhe fatin tuaj.