S’ka asnjë të keqe nëse flisni me vete, mjekja e njohur thotë se kjo është gjë e mirë

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët britanikë thuhet se nëse flisni nganjëherë me veten tuaj, kjo nuk është shenjë e çmendurisë.

Sipas tyre kjo tregon se ju keni një mendje të shëndoshë.

Madje këta shkencëtarë thonë se është mirë që të flisni me veten tuaj.

Ata thonë se nëse jeni zgjuar në mëngjes dhe jeni pa motivim, ju duhet të flisni me veten dhe ta bindi që të shkoni në punë.

Do të ishte mirë të thoshit:

Jepi.

Ngrihu dhe nisu në punë.’’

Gjithashtu sipas departamentit të psikologjisë dhe të neurologjisë është mirë që të bisedoni me veten tuaj sepse kjo gjë ju bën më pak të stresuar.

Edhe doktoresha Jill Bolte Taylor thekson se nuk ka asgjë të keqe nëse ju flisni me veten tuaj.

Edhe ajo e pohon se kjo gjë nuk tregon se ju jeni të çmendur, por përkundrazi kjo gjë tregon se keni një mendje të shendetshme.