“S’ka më autostrada” Qeveria Kurti do të investoj në kanalizime dhe ujësjellës

Investimet në autostrada duket se do të marrin fund me ardhjen e Albin Kurtit në krye të ekzekutivit.

Tash e tutje, investimet do të fokusohen në kanalizim, ujësjellës e trotuara.

Kështu ka bërë të ditur vetë Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Investimet në infrastrukturë do të fokusohen në rrjetet e kanalizimeve, ujësjellësve, trotuarve dhe ndriçimeve për të rritur sigurinë, pastërtinë, dhe mobilitetin, por edhe në zgjerimin e rrugëve të cilat lidhin komunitetet”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka përmendur edhe 10 temat kryesore të cilat do t’i trajtojnë në mbledhje të prira nga sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia.

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.229545544212004/815624535604099/?type=3&theater