“S’ka rini as pus, krejt kanë qejf me dal me ec e kërkush s’i pastron barin e therrat” – thotë i moshuari me kosë në dorë

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka shpërndarë disa fotografi të babait të tij dhe një fragment të shkurtër të dialogut me të.

Në fotografi shihej se si babai i Mehollit, ndonëse i moshuar, kishte marrë në dorë mjetet e punës e i ishte përveshur punës.

Ai kishte vendosur që sot të pastronte trotuarin e fshatit, i cili ishte mbuluar me bari e therra.

I moshuari gjersa punonte i tha djalit të tij se tanimë të rinjët nuk po e pastrojnë këtë rrugë, edhe pse kanë dëshirë të dalin e të shëtisin andej.

Në fund, tha se “sevap është me pastru”.

“S’ka rini as pus, krejt kanë qef me ec a kerkush mu organizu një orë me pastru barin e therrat që e ka blloku gjysen e trotuarit” më tha teksa rastësisht e gjeta me këmes e me kosë duke pastru trotuarin e fshatit, ku me vullnet të plotë vazhdoj “po knaqet, sevap është me pastru”!!

Babush je mësuesi, shembulli dhe heroi im!

Um fal që të postova ta humba pak sevapin e modestin!”, shkoi Meholli.

E siç duket, kjo pjesë e fshatit të tyre pastrohet shpesh herë nja i njëjti person./IndeksOnline/