SKANDAL: 43-vjeçari çoi dy 13-vjeçare në një motel në rrugën Prishtinë-Podujevë

Të martën e 4 gushtit, dy vajza 13-vjeçare nga Prishtina janë raportuar të zhdukura nga familjarët e tyre.

Gjatë kohës sa nuk ishin në shtëpi, ato po dyshohet se janë sul.muar sek.sualisht nga një burrë 43-vjeçar.

U takuan në një kafene.

Nga aty, 43-vjeçari po dyshohet se mori vajzat e mit.ura dhe me veturën e tij i dërgoi në një hostel.

Sipas burimeve të Express brenda Prokurorisë, i dyshuari kishte paguar një dhomë për vajzat, por ishte futur edhe vetë aty, për qëllime sek.suale.

“Janë njoftuar diku në kafiteri në Podujevë, me veturë i ka dërguar në motel, aty ua kishte paguar një dhomë, në të cilën kishte hyrë edhe vetë, për qëllime sek.suale”, kanë thënë nga Prokuroria.

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se i dyshuari dhe të mit.urat nuk kanë kryer marrëdhënie sek.suale, por ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si “Su.lm sek.sual”.

“Janë bërë ekzaminimet, nuk kemi të bëjmë me dhu.nim, por me su.lm sek.sual.

I ka prekur, i ka nga.cmuar, por nuk ka ndodhur akti sek.sual.

Vepra ekziston, vajzat janë shumë të vogla, i dyshuari është i martuar.

E kemi ndaluar personin, e kemi bërë aktvendimin, po presim ta deponojmë nesër në mëngjes për Gjykatë”, kanë thënë burime brenda Prokurorisë.

Sipas të njëjtave burime, të mit.urat ishin raportuar të zhdukura nga familjarët.

Detaje për këtë rast kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

Burime të gazetës brenda policisë kanë thënë se të mit.urat ishin raportuar të zhdukura më datën 4 gusht, ndërkaq një ditë më pas ishin kthyer në shtëpitë e tyre.

“Më 4 gusht janë raportuar të zhdukura, të nesërmen janë kthyer në shtëpi.

Bazuar në deklaratat e tyre, Policia ka ndërmarrë masa në koordinim me Prokurorinë.

Në bazë të këtyre informatave, është iniciuar rasti dhe dje (të martën) është identifikuar i dyshuari”, kanë thënë nga Policia.

Ndërkaq, policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në orët e mbrëmjes të së martës.

Sipas raportin të policisë, ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie sek.suale me dy vajza të mit.ura.

“SU.LM SEK.SUAL-Prishtinë 04.08.2020 – 20:00.

Me datën 11.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet të kryer marrëdhënie sek.suale me dy vik.timat e mi.tura femra kosovare.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse vik.timat do të dërgohen në ekzaminim mjekësor”, deklarohet në raportin e policisë.