Skandal/I biri i dërgon ushqim babait në Infektiv, pas tri ditësh kupton se kishte ndërruar jetë!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtetin e Shqipërisë kur një qytetar ka treguar se i ati kishte ndërruar jetë, tri ditë më parë , derisa ky vazhdonte t’i dërgonte ushqime.

Ai thot se është njoftuar në mënyrë jo zyrtare në lidhje me lajmin e hidhur dhe ka shkuar ta kërkojë atë në morg, por as aty nuk ka marrë përgjigje.

“Unë kam babin tim prej tre ditësh atje dhe tani më erdhi lajmi nga jashtë që ai ka vdekur, unë sot i dërgoj ushqime.

A hanë të vdekurit ushqime?!

Ka njeri të më japi një përgjigje se çfarë është bërë se nuk më japin përgjigje as tek infektivi dhe as në morg”, ka thënë qytetari.