Skandal në zyret e BE-së: Vuçiq pritet me libër “Kosovo i Metohije

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka arritur në Bruksel ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Vuçiq u prit nga komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheji me libër “Kosovo i Metohije”.

Varheji postoi një fotografi në Twitter, ku pranë tyre shihet edhe pogaçja serbe.

Hoti në këtë takim po shoqërohet nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi.

Si ndërmjetësues nga ana e BE-së është përfaqësuesi special për dialog, Miroslav Lajcak.