Skandal! Nuk pagoi dot kurat, pacientja lihet në rrugë në mes të të ftohtit

Skandal në shëndetësinë amerikane, më saktësisht në Baltimora.

Një paciente u nxorr nga spitali University of Maryland Medical Center, duke u lënë në mes të të ftohtit në rrugë, vetëm me këmishën e spitalit.

Gjithë skena u filmua dhe gruaja shihet duke u dridhur nga acari.

Me byzylykun e spitalit në dorë, në këmbë vetëm me çorape dhe një këmishë në trup, asgjë më shumë, shkruan noa.al.

Gjithë skena u denoncua nga Imanu Baraka, psikoterapeute në qytetin e Maryland, “Nuk u besoja syve.

Nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse ti jepja zë kësaj të reje”.

Nga pacientja dihet vetëm se është 22 vjeçe dhe vuan nga probleme mendore.

Presidenti i spitalit të Baltimoras Mohan Suntha, kërkoi ndjesë për ngjarjen, duke e cilësuar si një incident të izoluar:

“Marrim përgjegjësinë e plotë për këtë dështim. Konstatohet mungesë mëshire dhe ndjeshmërie”.

Gjithçka ndodhi pasi pacientja nuk kishte mundësi që të paguante kurat.

Shiko Videon: