Skerdi flet për situatën e pandemisë dhe projektet muzikore

Skerdi ka qenë aktiv me muzikë edhe përkundër situatës në të cilën po kalojmë.

Skerdi ka publikuar një shkrim në profilin e tij zyrtar në Instagram ku flet për punën e bërë gjatë këtyre tre muajve të fundit edhe pse jemi nën kërcënimin e koronavirusit.

Vetëm para pak ditësh ai lansoi projektin e ri muzikor ‘Vaj’ i cili kurorëzoi një tre mujor të suksesshëm për reperin.

Për këtë ai është shumë krenar, dhe thotë se asgjë nuk mund ta ndalojë të vazhdoj me këtë ritëm, dhe njësoj duhet veprojnë edhe të tjerët. /Lajmi.net/