Web Analytics
BallinaUncategorizedSkivi tregon hatërmbetjet me disa nga anëtarët e BabaStars

Skivi tregon hatërmbetjet me disa nga anëtarët e BabaStars

Skivi është reperi që ishte pjesë e grupit të njohur “Babastars” reperi së fundi ishte i ftuar në emisionin “BarberShok” ai ka rrëfyer shumë detaje të padëgjuara më herët rreth jetës private dhe asaj profesionale.

Gjithashtu ai ka folur edhe për grupin “BabaStars”, ku është shprehur se ky grup ekziston ende.

“Përderisa po thua që BabaStars Channel është aty, unë nuk po di çfarë të them tjetër pos që ekziston, sepse po të mos kishte ekzistuar, ai kanal ishte shndërruar në diçka tjetër, kështu që patjetër që ekziston hala dhe aty është”, ka thënë Skivi.

Tutje, ai tha se i ka ngelur hatri në disa deklarata që kanë bërë ish pjesëtarët e grupit të tij, ku janë shprehur se “BabaStars” janë shuar si ekip.

“Sepse nëse nisemi me atë ‘që janë shuar BabaStars’ ajo është shumë gabim nuk bën ashtu të thuash, prej kësaj më ka ardhur keq kur kam dëgjuar deklaratat si ‘janë shuar BabaStars’.

I kam dëgjuar prej ish-kolegëve të mi në BabaStars, domethënë prej një vendi ku vet ke ecur, ke ngrënë e pirë pirë e plus i këndon këngët që s’janë të tuat hiç, duke filluar prej ‘High 1’ dhe ‘High 2’ që as këngët e tij nuk janë, po bjen si në kontradiktë me vetveten”, ka thënë reperi nga Prishtina./Lajmi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit