“S’lamë vend pa pyetur për ndonjë ilaç më tepër, të mposhtje virusin e poshtër”

Për shkak të koronavirusit ndërroi sot jetë para kohe, Lulëzim Pasmaçiu, vëllai i biznesmenit të njohur, Ylli Ndroqi.

Ai ndërroi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku ishte i shtruar prej ditësh.

Kunata e tij Mimoza Ndroqi, përmes një mesazhi prekës që ka bërë publike në rrjetet sociale, ndër të tjera ka falenderuar edhe mjekët për përkushtimin e treguar në tërë këto ditë.

“S’kemi lënë vend pa pyetur se mbase një ilaç më tepër mendonim do të dilje nga ky vírus i poshtër.

Për mua ishe si vllai im, ne kemi ndarë mes nesh si gëzime ashtu edhe hidhërime, çdo gjë që më duhej të thoja Luli duhet bërë kjo apo ajo: dhe ti asnjëherë nuk thoje jo kurrë o zot”, ka shkruar Mimoza, duke shprehur edhe dhimbjen e madhe që ka shkaktuar ndarja e papritur nga jeta e tij.

Në mesazhin prekës bashkëshortja e Ylli Ndroqit, Mimoza, thotë se veç gruas e fëmijëve, pikëllimi i madh ka kapur edhe bashkëshortin e saj, aq sa e konsideron gati të pabesueshëm që ai ka ikur nga kjo botë.

“Yllit nuk i pushojnë lotët o vlla, si më le kështu thotë, ku do ta gjej unë vëllanë tim”, shkruan ndër të tjera bashkëshortja e Ylli Ndroqit, në mesazhin e saj prekës.

Mesazhi i plotë i Mimoza Ndroqit:

Kunati im, vllai im qe sdo te shohim me kurre ne kete jete, si na le keshtu, ti lùftove me jeten o Luli, o vllai im, pse e le vetem vllain tend Yllin o Luli, nuk te erdhi keq, pse e preve ne bese Yllin o Luli, si pushojn lotet o vlla, si me le keshtu vetem thote, ku do ta gjej vllain tim tani , c’me gjeti thot i ziu une,i shkreti une ,nje humbje e madhe per ne thot, me ka vdékur vellai thot moj Moza.

Ah mor vlla te kisha si veten per cdo gje ne vendin tim te thote. Luli ktu Luli aty, ku do te gjej tani ku, cdo dite ne cdo moment pyesnim doktor Perlatin i cili asnjehere nuk u merzit me ne duke na treguar per gjendjen tende, gjithashtu doktoresh Almen e papertuar dhe me nje perkujdes te madh ore pa ore, si doktor Beni duke u kujdesur per ty ne cdo ore te dites.

Nuk kam fjale te them per te gjithe stafin e mrekullueshem te spitalit Shefqet Ndroqi jane heronj, duke i thene aman o zot na e shpetoni Lulzimin.

S’kemi len vend pa pyetur se mbase nje ilaç me teper mendonim do te dilje nga ky vírus i poshter, per mua ishe si vllai im, ne kemi ndare mes nesh si gezime dhe hidherime, cdo gje qe me duhej te thoja Luli duhet bere kjo apo ajo dhe ti asnjehere nuk thoje jo kurre o zot.

Nuk e besoj dot kete gje joo, qe ti na le te gjitheve, si ta beri zemra qe le vetem bashkeshorten tende Dhuraten o vlla, Po djalin tend Erindin si ste erdhi keq, po per nipcen e vogel mor Luli qe djali tani kishte nevoje per ledhat e gjyshit. Luli vlla jemi mpire komplet fare nuk duam ta besojm kurre.

Qofshe i xhenetit. U prefsh ne paqe kunati im vllai jone,i miri jone.