Sondazhi në Twitter i bën thirrje Elon Musk të shesë 10% të aksioneve në Tesla

Votuesit në një sondazh në Twitter i kanë kërkuar Elon Musk të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla për të paguar taksat.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 3.5 milionë përdorues të Twitter votuan në sondazhin, të nisur nga Musk të shtunën, me gati 58% që votuan në favor të shitjes së aksioneve.

Votimi mund ta bëjë atë të jep gati 21 miliardë dollarë aksione në prodhuesin e makinave elektrike.

Ai ka premtuar se do t’i përmbahet rezultatit, në përgjigje të një “takse të miliarderëve” të propozuar nga demokratët amerikanë.

Por Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, ende nuk ka komentuar publikisht mbi vendimin, apo se si dhe kur do të shiste aksionet e tij.

Në një postim të mëparshëm në Twitter të shtunën, Musk tha se ai nuk mori rroga ose shpërblime nga asnjë prej kompanive të tij – që do të thotë se ai nuk ka të ardhura për të paguar tatimin mbi të ardhurat. /Telegrafi/