Soni Malaj habit me deklaratën për Florin: Me vite kemi qenë në kontakt…

Soni Malaj ishte sot e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, ku foli më shumë për pjesëmarrjen e saj te “Kënga Magjike” me “Versioni im”, një bashkëpunim ky me Flori Mumajesin.

Këngëtarja brune është ribashkuar me këtë të fundit pas 10 vitesh mungesë në muzikë.

Soni tregoi mq shumë për marrëdhënien e saj me Florin dhe ka habitur me deklaratën e saj, teksa ka theksuar se gjatë gjithë këesaj kohe kanë mbajtur kontrakte megjithëse nuk e kanë bërë publike.

Ajo tha se e vlerësonte jashtëzakonisht shumë gjithë punën dhe vëmendjen profesioanle të Florit në këtë moment të vështirë të jetës së tij, pasi ka humbur njërin nga prindërit.

“Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike.

Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin.

Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq.

Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal.

Ka lënë dhimbjen e tij mënjëanë për t’mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur,” është shprehur Soni. /party