Quhet Sonia Soberats dhe ndonëse është e verbër, ka arritur ta transformojë pasionin e saj në art.

Sonia, me origjinë nga Venezuela dhe njujorkeze pas adoptimit, arrin të fiksojë lëvizjen pa e bërë statike.

Fal një teknike të veçantë, drita pikturon në errësirë.

Por cila është historia e saj?

Disa vite më parë Sonia ishte vetëm një nënë beqare me dy fëmijë.

Së bijës iu diagnostikua kancer në vezore, ndërsa të birit sindroma e Hodkin.

Të dy fëmijët i vdiqën brenda pak vitesh.

Ndërkohë gruaja nisi të humbë shikimin për shkak të glaukomës, që brenda pak 6 muajsh e verboi plotësisht.

Nisi të frekuentojë një kurs fotografie në Manhattan, që e ndihmoi të krijonte kontakte me njerëz që kishin të njëjtin problem si ajo, e që e kishin fotografinë një mënyrë të shprehuri.

Sonia nuk kap vetëm një moment të veçantë. Nëpërmjet teknikës së saj personale:

“Të pikturosh me dritën” ka zhvilluar artin e saj.

E gjithçka bazohet në një ndjesi të perceptuar:

Një aromë, tinguj, apo çdo gjë tjetër.

Më pas kthehet në dhomën e errët, ku fal një asistenti printon fotot.

Rezultati është një imazh ku mund të shohësh lëvizjen dhe ku ngjyra ngjyros të veçantat e rëndësishme për artisten.

Pas përfundimit të punës, asistenti i përshkruan rezultatin.

E nëse nuk është “ajo që sheh” Sonia, puna rinis nga e para.