Web Analytics
BallinaSot dhe nesër, mot me diell dhe shi – temperaturat deri 24...

Sot dhe nesër, mot me diell dhe shi – temperaturat deri 24 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të vazhdojë të mbajë gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit, ditën e shtune kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15- 24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike, të mos u ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17, kurse sa i përket kushteve agrometeorologjike ato vazhdojnë të mbeten të mira. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit