Web Analytics
BallinaSot disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë

Sot disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se sot ekipet e mirëmbajtjes kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin me diametër fi 200 mm, në rrugën e “Tiranës” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, punimet do të fillojnë së realizuari duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin Lagjja” Lakrishte”, një pjesë e Lagjes” Dardania” dhe një pjesë e Lagjes ” Arbëria” mbi hekurudhë deri te objekti i ri i Komunë së Prishtinës.

“Furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit.

Realizimi i punimeve teknike të tilla, po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më funksionale të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit