Sot dy seanca plenare, në rend dite edhe tërheqja e mjeteve nga ​Trusti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në dy seanca plenare.

Në të parën që nis në ora 10:00 janë të planifikuara 5 pika të rendit të ditës nga seancat e kaluara, ndërsa e dyta nis në ora 11:00 me 20 pika të rendit të ditës.

Por ajo që ngjall me shumë interes publik tek seanca e dytë mbetet pika e tetë.

Aty është paraparë shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116, që i hap rrugë tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit./Telegrafi/