Sot e njihni të gjithë, por shihni si dukej Shqipja para famës!

Ndonëse nuk është më pjesë e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj vazhdon të mbetet shumë e komentuar në rrjet.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me fansa.

Një ndër ta e ka pyetur se cila është fotoja e saj e preferuar dhe Shqipja ka publikuar një foto në moshën 24-vjeçare.

Atëherë ajo ishte një figurë e panjohur për publikun, megjithatë duket e njëjta Shqipe.

Kujtojmë se ish-konkurrentja nuk e gjeti dashurinë në “Përputhen”, nga ku u përjashtua.

Në bisedën me fansa ajo ka shkruar se nuk e humb shpresën për të gjetur dashurinë e vërtetë.