-2.4 C
Kosovo
E shtunë, Dhjetor 7, 2019
Ballina KURIOZITETE Sot është dita botërore e Maces së Zezë, cili është kuptimi i...

Sot është dita botërore e Maces së Zezë, cili është kuptimi i saj në shtete të ndryshme

17 nëntori është dita botërore e Maces së Zezë, kafshë që sipas traditës mesjetare të rrënjosur në kulturën evropiane, për fat të mirë trashëgimni e epokave të tjera që ndihen gjithmonë e më pak sot, sjell fat të keq.

Dhe ja si shihet në vende të ndryshme.

Franca: Chat noir

Të kesh një mace të zezë sjell fat të keq, sidomos në…Instagram.

Në francë, macet e zeza sjellin fat të keq në përgjithësi, por vecanërisht për ata që i kanë.

Kështu, numri I maceve të zeza të braktisura është i lartë.

Dhe numri I tyre rritet për fat te keq, edhe kjo për faj të Instagram.

Macet e zeza, në fakt nuk janë të lehta për tu fotografuar dhe ata që duan të ndikojnë preferojnë mace të ngjyrave të tjera.

Po ka edhe nga ata që janë mobilizuar në sitin ëanimo.fr me fushatën #perlenoir.

Suedia: Svarta Katten

Mace të zeza, por jo vetëm ato: gratë dhe priftërinjtë me të zeza sjellin fat të keq.

Në Suedi ka edhe një ditë dedikuar maceve të zeza: svarta kattens dag.

Në këtë vend, macja e zezë sjell fat të keq nëse kalon rrugën.

Një metodë për të shmangur tersin?

Të pështysh tre herë prapa shpatullës së majtë.

Nuk ka ndërkohë asnjë shenjë apo mjet për gratë dhe priftërinjtë: nëse këta të fundit shkojnë për peshkim, apo dikush me ta shkon në peshkim, do të kthehet duarbosh.

Gjermania: Schwarze Katze

Fat I keq të shoqëron vetëm nëse macja kalon nga e majta në të djathtë.

Ndërsa nga ana tjetër, ajo sjell fat.

Një shpjegim i mundshëm i arsyes se pse nga Gjykimi i fundit, të mirat duhet të vendosen djathtas, të këqijat majtas.

Britania e Madhe: Black Cat

Britanikët mendojnë ndryshe nga gjermanët.

Macja e zezë sjell fat të keq nëse kalon nga e djathta në të majtë.

Supersticioni kërkon që majca sjell fat nëse kalon nga e majta në të djathtë.

Nëse ecën drejt dikujt, atëherë do të sjellë fat, por nëse ikën larg, atëherë do të marrë me vete edhe fatin e mirë.

Spanja: Gato negro

Nga “fati I keq” tek llotaria.

Edhe në Spanjë macja e zezë sjell fat të keq nëse kalon rrugën.

Fama e keqe e kësaj kafshe është kaq e konsoliduar saqë në Barcelonë kanë kërkuar ta heqin nga dekorimet festive të natës së Shën Gjonit.

Në mesjetë, në fakt, macja e zezë digjej në sheshe gjatë festës dhe kjo simbologjikë është ende prezente në imagjinatën e spanjollëve.

Jo për të gjithë është simbol i fatit të keq: një prej administratave të llotarisë së fundvitit në Spanjë, Il Gato Negro, ka shitur për shumë vite bileta fituese të llotarisë.

Brazil: Gato preto

Macja e zezë sjell fat të keq, por kujdes sesi hakmerreni.

Nëse ecën me shpejtësi drejt një personi, sjell fat të mirë duke e marrë kur ikën (si në Britani).

Nëse keni ndërmend të merrni hak duke fajësuar macet, kini kujdes: shkrimtari Paulo Coelho, magjistari tek “Il Cammino di Santiago” pohon se në Brazil të vrasësh një mace të tillë sjell 7 vite fatkeqësi.

608,992FansLike
29,781FollowersFollow
1,053FollowersFollow

TË FUNDIT

Electra është 46 vjeçe, por trupi i saj tregon ndryshe

Carmen Electra ka treguar se është duke i shijuar pushimet e saja tropikale dhe këtë e ka bërë përmes postimit të fotografive në rrjetet...
web
analytics