Web Analytics

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Sot do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për zgjedhjen e kryesisë së re të organizatës, në Atelienë përballë Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Regjistrimi do të bëhet në ora 11:00.

Më poshtë gjeni rendin e ditës për këtë Kuvend Zgjedhor:

11:00 Regjistrimi;

11:30 Hapja dhe nisja e punimeve të Kuvendit;

11:40 Prezantimi i raportit të punës dhe atij financiar korrik 2021-korrik 2024;

12:00 Propozimet dhe votimi për ndryshimet në Statutin e AGK-së;

12:30 Zgjedhja e komisionit 5 anëtarësh të punës;

12:40 Adresimet e kandidatëve për Kryetar;

12:50 Votimi dhe procesi i numërimit për Kryetar/e dhe Anëtarë të Bordit;

15:00 Shpallja e rezultateve. /Telegrafi/

Nga rubrika