Sot protestojnë autoshkollat

Ka disa muaj që nuk punojnë, madje as pas lehtësimit të masave, e kjo po i shtyn drejt protestave.

Federata e Auto-Shkollave të Kosovës mban sot protestë për shkak se Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit nuk po mundëson mbajtjen e provimeve.

Siç bëhet e ditur, rreth 100 vetura të auto-shkollave do të defilojnë nga Fakulteti Teknik deri te Ministria e Infrastrukturës.