Web Analytics
BallinaLAJMESot vranët dhe vende – vende me shi, fundjava më ftohtë

Sot vranët dhe vende – vende me shi, fundjava më ftohtë

Të premten do të mbajë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Gjatë fundjavës parashihet rënie të temperaturave dhe reshje shiu, kryesisht të dielën.

Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë më e ftohtë në vlerat e temperaturave maksimale. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit