Spanja ka numrin më të lartë të punonjësve të shëndetësisë të infektuar nga Covid-19

Spanja përgjatë këtyre ditëve të fundit ka parë një përmirësim të situatës së pandemisë.

Me uljet e numri të viktimave dhe të rasteve të reja, qeveria spanjolle ka filluar gradualisht edhe lehtësimin e masave.

Por, pavarësisht uljes së këtyre shifrave, Spanja mbetet vendi me numrin më të lartë të punonjësve të shëndetësisë të infektuar.

Ekspertët fajësojnë mungesën e largpamësisë nga autoritetet për këto rezultate mes stafeve mjekësore.

Rreth 20% të të infektuarve në Spanjë, janë pikërisht punonjës të kujdesit shëndetësor.

Përqindja besohet të jetë akoma më e lartë, pasi përllogaritja e fundit është bërë disa ditë më parë.

Rreth 35.295 punonjës shëndetësie janë infektuar, ku disa janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këto shifra përfshijnë vetëm punonjësit pranë spitaleve shtetërore.

Por, mediat spanjolle, i shtojnë kësaj shifre edhe 12.000 punonjës të shtëpive të kujdesit të të moshuarve, të cilët gjithashtu konsiderohen punonjës të sektorit të shëndetësisë.

Një prej faktorëve kryesorë të këtij infektimi në masë në radhët e shëndetësisë sipas ekspertëve, është mungesa e vazhdueshme e mjeteve mbrojtëse.

Burimi: ElPais|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania