Spektakli i së martës nisi mes ish-banorëve edhe Igli Zarka

Ditët kaluan dhe spektakli i së martës mbrëma më në fund arriti.

Ai ka filluar duke premtuar përballje, sqarime, eleminime dhe njoftime të tjera të rëndësishme.

Spektakli nisi me një komunikim me ish-banorët e këtij edicioni, mes tyre këtë herë ishte bashkuar edhe aktori Igli Zarka ai u detyrua të lërë menjëherë shtëpinë përpara disa ditësh prej një komplikacioni shëndetësor.

Edhe pse qëndrimi i tij zgjati vetëm disa ditë, Igli nuk ngurroi ta komentonte sot si një eksperiencë shumë të bukur.