Web Analytics

“Spo muj as me fol ka nis me çelë varrë, 4 vite pa i ndërru protezat” – Berisha shpërthen ndaj Kurtit dhe e nxjerr videon e Veteranit

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” ka ngritur një shqetësim rreth veteranëve të UÇK-së, për të cilët ai thotë që një pjesë e tyre ka katër vite që nuk i kanë ndërruar protezat.

Lidhur me këtë ai ka fajësuar direkt Kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Sipas tij, shumë prej veteranëve e kanë mbështetur këtë Qeveri, e që katër vite e kanë këtë problem, derisa ka shfaqur edhe me video pamjet e njërit prej tyre.

“Ka një javë ditë që më shkruajnë plot veteranë që katër vite s’i kanë ndërruar protezat. Është marre edhe shumë gabim i madh që luftohet këta njerëz. Këtë e bënë kjo Qeveri. Ka pasur plot veteranë që e kanë mbështetur këtë qeveri. Është zyra nën kompetencën e kryeministrit që merret me këtë. Mos të më shurdhojnë me sondazhe, por le t’ua ndrrojnë protezat njerëzve”, tha Berisha.

“Kjo zyre është Albin Kurti, është direkt nën menaxhimin e Kryeministrit. Po më duket që as funksionale nuk është më se nuk ju intereson. Një Kryeministër normal vepron, këta e meritojnë, ju takon”, shtoi ai./Reporteri/

Shiko videon:

Nga rubrika