Sportisti shumë i njohur dhe i dashur për sportndjekësit, është bërë baba.

Kjo është hera e tretë që ai bëhet baba.

Andy Murray dhe Kim Sears u bën me fëmijën e tyre të tretë javën e kaluar, konfirmoi gjyshi i tenistit të famshëm.

Roy Erskine ka zbuluar për gazetën britanike “Sun” se çifti është bërë me një djalë.

“Një djalë ka ardhur në botë.

Unë ende nuk e di emrin e tij.

Unë pashë fotot.

Jam i kënaqur që nëna dhe foshnja po ndjehen mirë,” tha Erskine.

Murray dhe Sears tashmë kanë dy vajza, Sophia tre-vjeç dhe Edie dy-vjeça.

Në një intervistë për “Times”, Murray konfirmoi më parë se do të merrte një pushim të shkurtër në karrierën e tij sportive për t’u përgatitur për ardhjen e fëmijës së tij të tretë.

Çifti është bashkë që kur u takuan si adoleshentë në Open Summer 2005.