Reperi i njohur, Stresi është gjithnjë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij si dhe për projektet muzikore që publikon herë pas here.
Së fundmi, ai ka folur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” për lidhjen e tij që ka patur me Enxhi Kamenicën.
Ai ka zbuluar se si ka shkuar lidhja me të, ku u ndal te koha kur ai ishte në burg si dhe zbuloi që pas daljes nga burgu, u nda me Enxhin.
“Mua më futën në burg një muaj se më kapën me një armë.
Tani pasi më fusin mua në burg, ish-e dashura ime futet në Big Brother, dhe unë e pashë atë nga burgu.
U acarova aty.
Pas këngës “Lambo” unë u lidha me të.
Ia bënin “Uaa shiko Enxhin me Stresin.
Pse kjo është lidhur me këtë rebelin?Por ajo më ka njohur mua në brendësi”.