Stresi humb njeriun e zemrës, përlot me dedikimin “Të kam jetën borxh”

Stresi ka humbur një nga njerzt më të shtrenjtë në jetën e tij, gjyshin.

“Mjeshtri i Madh”, Ali Mulaj ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 92-vjeçare.

Përmes rrjeteve sociale Stresi ka bërë një dedikim për gjyshin e ndjerë duke përlotur me fjalët.

“Ali Mulaj të kam jetën borxh. Shpirti im ti qofsh i xhenetit Gjyshi im më ke kput zemrën faleminderit që më ngjite emrin Arkimed, faleminderit gjysh për çdo rregull që ti theve që prindërit e mi të dhan për mu. Gjysh ti ishe balsami i shpirtit tim do të dua gjithë jetën time Prehu në paqe Gjysh”, shkruan Stresi.