Stresi ka një kërkesë për Noizyn, kështu i përgjigjet ai

Reperët, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi dhe Rigels Rajku i njohur me emrin artistik Noizy nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në të shkuarën, por prej një viti ata janë pajtuar, duke i lënë mbrapa mosmarrëveshjet që kishin.

Stresi duket se nuk e ka aspak problem që të vishet me rrobat e linjës së biznesit të Noizy-it për veshjet.

Në një postim në rrjetin social “Instagram” ku shfaqet linja e kostumit, Stresi kërkon një kostum dhuratë, të cilin Noizy ia premton me prioritet, madje duke e quajtur “familje”.

“Si s’na e dhatë 1 kostum dhuratë”, shkruan Stresi.

“I pari sa të dalë collection fam”, i përgjigjet Noizy.

Shiko komentet: