Stresi poston imazhin e rrallë të nënës dhe babait, prek me dedikimin e veçantë

Stresi është mjaft aktivë në rrjetet sociale ku ndanë me ndjekësit imazhe të ndryshme edhe nga jeta personale.

Si rrallë herë, artisti ka postuar në InstaStory një fotografi të prindërve teksa iu ka dedikuar edhe disa fjalë emocionuese.

Reperi është shprehur se nuk e imagjinon dot jetën pa nënën dhe babain e tij.

“Ju mendoni akoma për mua! Kur jeni po aq të rinj sa ju mbaj mend për herë të parë që ju pashë dhe kuptova fjalën ‘Nënë dhe Babë’. Veç se si të jetoj pa ju nuk mund ta imagjinoj kurrë. Ju dua pafund”, ka shkruar reperi.