Stublla: Një ekip mjekësor nga Italia vjen në Kosovë për ndihmë në luftën anti-COVID-19

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një telefonatë shumë të përzemërt me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

Ministrja Haradinaj Stublla i ka shprehur mirënjohjen e saj homologut italian për kontributin e Italisë në shtetndërtimin e Kosovës, si partner strategjik, veçanërisht në aspektin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend, përmes komandes së KFOR-it.

“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, tha kryediplomatja e Kosovës.

Gjatë kësaj bisede është folur edhe për liberalizimin e vizave, me çrast Ministrja Haradinaj – Stublla kërkoi nga homologu i saj që Italia të vazhdojë të jetë zë përkrahës për të drejtën e Kosovës për lëvizjen pa viza, tani që me të drejtë qytetarët presin përmbylljen e këtij procesi.