Studim: Koronavirusi është bërë dhjetë herë më ngjitës se në fillim

Sipas një studimi amerikan, koronavirusi që i ka përfshirë Evropën dhe pjesën tjetër të botës perëndimore është më ngjitëse, sepse tash nuk ndahet aq shpesh kur është brenda organizmit.

Hulumtuesit në Institutin Kërkimor “The Scripps” në Florida të Shteteve të Bashkuara thanë se proteinat që i përdor koronavirusi për t’u ngjitur në qeliza në rrugët e frymëmarrjes ka ndryshuar që nga janari.

Ata thanë se dikur virusi ndahej rregullisht përderisa përpiqej të ngjitej në rrugët e frymëmarrjes, por tashmë është më i qëndrueshëm.

Formë të majës të ndahen më pak dhe gjithashtu të ndikojë që koronavirusi të prodhojë më shumë maje të tilla për t’u bërë më ngjitës.

Si rezultat i këtij ndryshimi, koronavirusi duket të jetë përafërsisht dhjetë herë më ngjitës sesa ka qenë në kohën kur ka kaluar nga kafshët te njeriu në Kinë në fund të vitit të kaluar.

Dr.Hyeryun Choe, udhëheqëse e këtij hulumtimi, tha se ky mutacion besohet se e ka “kompensuar” dobësinë e proteinës në të kaluarën.

Koronavirusi futet në organizmin e njeriut përmes ngjitjes në receptorë të quajtur ACE-2 përmes rrugëve të frymëmarrjes.

Kështu, virusi e gjen rrugën për t’u futur në gjak dhe më pas shpeshtohet shpejt.

Procesi i riprodhimit të virusit dhe përdorimi i burimeve trupore të personit të infektuar për ta arritur këtë proces e shka.kton sëmundjen e njohur si Covid-19.