Studimi i fundit tregon se COVID-19 mbijeton për tre orë në ajër, katër tjera në bakër – dhe tri ditë në sipërfaqe të plastikës dhe çelikut

Në një studim të realizuar së fundmi nga Instituti Nacional për Shëndetësi, CDC, UCLA dhe Universiteti Princeton, thuhet se virusi që shkakton sëmundjen e coronavirusit ndryshe i njohur si COVID-19, mund të jetë i qëndrueshëm për orë të tëra si në ajër ashtu dhe sipërfaqe të ndryshme.

Shkencëtarët kanë zbuluar se sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes coronavirus 2 (SARS-COV-2) është zbuluar dhe ka qenë i qëndrueshëm për tre orë në ajër, deri në katër tjera në bakër, 24 orë në kuti kartoni dhe nga dy deri në tri ditë në sipërfaqe të plastikës dhe të çelikut.

Rezultatet japin informacion shumë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e SARS-CoV-2 që e shkakton sëmundjen e COVID-19, dhe sugjeron që njerëzit mund të infektohen me virusin përmes ajrit dhe nëse prekin objekte të ndryshme të kontaminuara.

Studimi është shpërndarë në masë të madhe gjatë dy javëve të fundit, pasi studiuesit e vendosën në serverin e tyre me qëllim që këto të dhëna të mund t’i përdorin kolegët e tyre.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në laboratorët në Montana dhe Rocky Mountain, bënë krahasimet mbi atë se si ndikon ambienti në SARS-CoV-2 dhe SARS-CoV-1, gjë që e shkakton SARS-in. SARS-CoV-1 sikurse trashëgimtari i tij që tani qarkullon në të gjithë globin, kishte shpërthyer në Kinë nga ku kishte infektuar më shumë se 8 mijë njerëz në vitin 2002 dhe 2003.

SARS-CoV-1 ishte zhdukur pasi ishte gjurmuar dhe izoluar, duke mos u paraqitur as edhe një rast i ri që nga viti 2004. SARS-CoV-1 është një coronavirus i lidhur ngushtë me njeriun sikurse SARS-CoV-2.

Në studimin e bërë sa i përket qëndrueshmërisë, të dy virusët janë sjellë në mënyrë të ngjashme, që për fat të keq nuk është arritur të shpjegohet se pse COVID-19 ka shpërthyer dhe është zgjeruar më shumë.