Studimi: Përdoruesit e iPhone më të mençur se ata të Samsung-ut

Një studim i fundit ka zbuluar se personat që përdorin iPhone janë më të zgjuar se ata që preferojnë pajisjet Android.

Sipas studimit të kryer nga një grup ekspertësh në Massachusetts, njerëzit me nivel të lartë arsimor janë më të prirur të përdorin iphone.

Alaska, Montana dhe Vermonti kanë numrin më të madh të përdoruesve të iPhone në SHBA dhe këto shtete kanë gjithashtu përqindjen më të lartë të të diplomuarve.

Ndërkohë New Mexico, Iowa dhe Delaware kanë përqindjen më të ulët të njerëzve që përdorin iPhone, dhe një numër më të ulët të të diplomuarve.

Gjithashtu, studimi zbuloi se personat që kanë iPhone janë më të pasur, dhe sigurisht kjo lidhet me nivelin e tyre arsimor, që u ka mundësuar të kenë një punë të mirë.

Studimi zbuloi gjithashtu se shitjet e iPhone janë të lidhura me dendësinë e popullsisë.

Sa më e dendur të jetë popullsia në një zonë, aq më të larta janë shitjet e iPhone.

Më shumë se 42 për qind e smartphone që përdoren në SHBA janë iPhone, ndërsa telefoni i dytë më i përdorur është Samsung.