Sulmohet me vezë Përparim Rama në Vranjevc

Janë gjuajtur vezë në drejtim të kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka qenë në një aktivitet në lagjen “Vranjevc” të kryeqytetit kur disa persona gjuajtën me vezë, njofton Klan Kosova.

Sipas dëshmitarëve që dërguan edhe fotografi dhe video në adresë të portalit, dikush nga të pranishmit mori lëndime në kokë nga gjuajtja me vezë.

Klankosova.tv ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të përgjigjes.