Web Analytics
BallinaUncategorizedSuperliga solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Turqi

Superliga solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Turqi

Kategoria Superiore është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti që tronditi Turqinë mbrëmjen e së premtes.

Në ndeshjen që po zhvillohet aktualisht në “Selman Stërmasi” mes Tiranës dhe Luftëtarit, në fushën e blertë u shpalos një banderolë ku shkruhej: “Pray for Turkey” (lutemi për Turqinë).

Një mesazh mjaft domethënës ku, që tregon edhe njëherë atë që sporti është “ambasadori më i mirë” i paqes dhe solidaritetit.

Kujtojmë që trupa të shumtë nga Turqia mbërritën në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, duke treguar marrëdhënien e mirë që ka mes dy shteteve.

Rrjetet Sociale

630,452FansaPëlqeje
28,208NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit