Suzana që portretizoi ish-presidentin rrëfen për takimin me Endrit Thaçin

Suzana Tahiri shumë herë ka marr vëmendjen e publikut me tatuazhet e saj.

Kryesisht ajo mban tatuazh në krah ish-kryeministrin dhe ish-Presidentin, Hashim Thaçi.

Ndërkohë në një prononcim për Gazetën Panorama, Suzana Tahiri tregon se djali i Hashim Thaçit është kënaqur kur e ka parë ketë tatuazh.

“Është i kënaqur dhe shumë i lumtur se babë e bir aq shumë ngjajnë sa më duket edhe Endriti është në krahun tim dhe se kjo ide më së pari e shfaqa unë”, ka thënë Tahiri.

Ndër të tjera, ajo tregoi dhe preferencat që ka për liderët e Shqipërisë, ndërkohë që veçoi dy politikanë të preferuar Edi Ramën dhe Saimir Tahirin.

E pyetur nëse kishte ndërmend të bënte tatuazh ndonjë prej liderëve shqiptar, ajo shprehet se në rast se do martohet do bëjë portretin e burrit të saj.