Syla: Babushi ju mëson për politikë, as Vjosa e as Ramushi s’e kanë renin me u bo president

Analisti dhe gazetari Valon Syla, mbrëmë në Pressing të T7 ka thënë se Vjosa Osmani dhe Ramush Haradinaj që po kërkojnë postin e presidentit, nuk do të mund ta arrijnë qëllimin e tyre.

Syla ka thënë se Osmani dhe Haradinaj “e kanë tradhëtu Murat Jasharin”, ndërsa ka kujtuar kohën kur Vjosa Osmani shprehej se duhet ta propozojnë një kandidat konsensual për këtë post.

Ju s’e kuptoni politikën, qe ju mëson babushi ka pak, ngoni”, ka thënë Syla, kur është ndërprerë duke e shprehur mendimin e tij.

Sipas tij, Haradinaj është takuar me familjen Jashari, ku ju ka kërkuar mbështetje në synimin e tij për t’u bërë shef i shtetit./Express/