“Ta heq kokën”, edukatorja sulmon fizikisht fëmijët e kopshtit

Një mësuese kopshti 59 vjeçe në Monza të Italisë është pezulluar nga detyra për një vit, pasi u filmua nga kamerat e sigurisë duke su.lmuar fizikisht vogëlushet.

Në pamjet e publikuara, shihet se si mësuesja su.lmon 17 fëmijët e grupit, të moshës mes 3 dhe 5 vjeç.

Sipas raportimeve njëri prej tyre, ishte fëmijë me aftësi të ku.fizuara.

E gjitha nisi nga një de.noncim i nënës së njërës nga fëmijëve.

Më pas policia instaloi në go.dinë, kamera dhe mikrofona, për të parë të gjithë sjelljen e mësuesve.

“Të pres duart, të heq kokën, bishë, patë”, ishin disa nga fjalët e përdorur nga mësuesja.

Institucioni ka vendosur të pezullojë prej 1 vit mësuesen, ndërsa kjo e fundit pritet të paraqitet para gjykatës për të dhënë versionin e saj për ngjarjen.