Web Analytics

Tahiri: AAK e ka bërë ushtrinë e autostradën – Çfarë ka bërë LVV-ja?

“Në 20 vjet e fundit ma shumë ka qeverisë LVV-ja se Aleanca e Ardhmërisë për Kosovën (AAK), e unë po ta jap bilancin e qeverisë 18 mujore të Haradinaj dhe qeverisë 4 vjeçare të Kurtit,” tha Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Gjatë diskutimit me Dibran Hoxhën, Tahiri i thotë se për 18 muaj AAK-ja ka punuar më shumë se qeveria Kurti në 4 vjet qeverisje.

“Qeveria Haradinaj e ka bërë ushtrinë e Kosovës, e kemi bë statutin e Trepçës, i kemi bërë 50km autostradë, i kemi nisë autostradat që kanë qenë të buxhetuar, i kemi bërë ligjet për administratë shtetërore, ligjin e pagave, a bënë me ditë çka kanë bërë këta,” u shpreh Tahiri në TV Dukagjini.

Ndërsa Hoxha thotë se të gjitha këto punë të AAK-së ndonëse mund të jenë më objektive, por kur përmendet 53-milionëshi “të gjitha bien në ujë”.

“Ju po thoni që të gjitha këto punët e mira të juaja nuk kanë mundur me ardhur në shprehje por ka ardhë në shprehje propaganda e Vetëvendosjes janë më objektive por kur del skandali i 53 milionëshit atëherë edhe punët që po i përmendi bien në ujë,” tha Hoxha.

Ndërsa Tahiri thotë që fajin e 53 milionëshit nuk e mer.

“Ka raste të ndryshme në hetuesi, por për rastin e 53 milionëshit asnjëherë nuk e pranoj që ka vjedhje.”

Nga rubrika