Tahiri i PDK-së: Ka ardhur dita t’i themi mjaftë Kurtit, këtij mashtruesi

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti në seancën e sontme të Kuvendit të Kosovës.

“Ne thërrasim seancë për të folur për raportin Amerikën, kryeministri na flet për Thaçin.

Presidenti po e pret që tre ditë me radhë.

Mos u friko shko koordinohu.

Mos u zgërdhij, koordinojë qëndrimet dhe politikën e jashtme.

Herën e parë ke qëndruar 4 minuta, tash shko qëndro 14, besoj se do të të pëlqej.

Ke një lloj urrejtjeje dhe dashurie ndaj tij”, iu ka drejtuar Tahiri, Kurtit, njofton Klan Kosova.

“Sot si edhe jemi tronditur por jo të befasuar për faktin se raportet nuk janë siç kanë qenë por kanë devijuar për shkak të Albin Kurtit.

Prototipi i Kurti është antiamerikanizmi, besonim se i din kufijtë por paskemi qenë gabim.

Erdhi ditë kur SHBA të ndalojnë fondet zhvillimore dhe qindra miliona dollarëve – dita e sanksioneve si ndaj Iranit, Venezuelës që sponsorizohet nga Rusia dhe Kina”.

“Sot Kurti na e ka bërë të qartë orientimin kundër SHBA-së dhe drejt Kinës.

Agjenda e tij është zhbërja e shtetit të Kosovës sepse ka zgjedhur konfrontimin me shtetin mik të Kosovës”.

Tahiri ka e ka quajtur Kurtin mashtrues dhe fyes të historisë kombëtare.

“Dorëheqje e këtij mashtruesi.

Nuk ka kataklizëm më të madh për Kosovën sesa të vjen puna që SHBA të vendosin sanksione ndaj nesh e të na braktisin tash kur na duhen më së shumti.

Ky kryeministër nuk mund të jetë antiamerikan që qeverisë shtetin më promamerikan.

Ka ardhur dita t’i themi mjaftë këtij kryeministri.

Ka ardhur dita që ky të shkojë në shtëpi.

Nuk mund të lejojmë dëmtimin e raporteve me SHBA”.