Tahiri me kritika ndaj BE-së për mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se mospërfundimi i këtij procesi nga BE-ja përkundër plotësimit të kushteve nga Kosova është i tepërt.

Tahiri thotë se liberalizimi nuk ndodhi përkundër zotimeve të Bashkimit Evropian.

“U bënë dy vjet kur Komisioni Evropian na e konfirmoi se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta si qeveri e shtet për liberalizim të vizave.

Para kësaj date ka pasur shumë premtime dhe zotime nga BE-ja, por edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi liberalizim.

Mos të harrojmë se Kosova mbetet vendi që ka kaluar më së shumti kohë nga vlerësimi se i kemi përmbushur kriteret deri në liberalizimin e plotë.

Çka të thuhet veç se çka është tepër është!”, ka shkruar ai.