Tahiri: Pas një viti do të kem zgjedhje, e shohim se ku do të jetë Vetëvendosje në listë

Abelard Tahiri nga radhëte PDK’së ia ka njehur gabimet e Kurtit që i ka bërë për këto 100 ditë, ai në debat plus tha se vitin e ardhshëm pritet të ketë zgjedhje.

Sic thotë Tahiri, Kurti i ka zhgënjyer qytetarët dhe se mbetet të shihet se ku do të jetë në listë, përcjell Periskopi

“Kurti ka arritur pikun dhe në asnjë mënyrë nuk do të mund të rritet më, i ka zhgënjyer qytetarët.

Unë besoj që pas një viti do të kemi zgjedhje, dhe do të shkojmë dhe e shohim”, tha Tahiri.

Tahiri po ashtu ka akuzuar Qeverinë Kurti se ka prishur marrëdhëniet me SHBA’të.