Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Tani foli pas largimit të tij nga shtëpia. Ai shprehu dëshirën për të dalë nga shtëpia për shkak të presionit që ka aty brenda.
Humoristi u shpreh se nuk ndihet rehat dhe nuk është fusha e tij aty brenda, ndërsa shtoi se prej ditësh ka pritur të nominohet, por nuk ka ndodhur.
Tani: Që kur më erdhi ftesa, ishte arritja më e madhe për mua. Të gjithë banorët janë të vërtetë. Të gjithë të mirë janë.