Tara e Teutës e Bleros u rrit që ta bëj këtë punë

Teuta Krasniqi sot ndihet e bekuar dhe ka arsye të fortë për këtë gjë.

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun po vazhdon të ndaj aktivitetet e saj me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.

Si një grua e suksesshme dhe e zonja ajo është dalluar gjithmonë, ngase ia ka dal mbanë synimeve qe ia ka vënë vetës.

E si çdo femër përveç karrierës e aktiviteteve të ndryshme, nuk mund t’iu ikë ‘punëve të shtëpisë’ as Teuta.

Mirëpo, prej sot ajo ka edhe një ‘ndihmëse’ të lezetshme e cila ia lehtëson angazhimet asaj.

Është Tara, vajza e Teutës e Bleros e cila tashmë është rritur për ti ndihmuar mamit.

Sot, aktorja 37 vjeçare publikoi një foto në instastory, në të cilën shihet vajza e madhe e saj, Tara, duke pastruar pjatat.

Krahas imazhit Teuta shkroi:

“Ohhh kush po ja lan mamit enët”, duke treguar gëzimi dhe lumturinë që ia solli sot Tara.