Tavë turli, ideale për iftar sot!

Përgatitja:

Priteni mishin në kube, qitni kripë, fërgojeni në vaj (vetëm derisa të skuqet pak).

Shtoni karotat, specat, qepën, patatet, patëllxhanët, bamjen, bishtajat, kungulleshat dhe domatet dhe fërgoni nga pak në një enë të mbyllur me kapak, por jo deri në fund.

Shtoni piperin, specin e kuq, kripën dhe përzieni mirë.

Në fund të gjitha bashkë qitni në një enë qeramike, shtoni pak ujë të nxehtë, piqeni në furrë derisa mishi dhe perimet gradualisht të zbuten.