Tayna e zgjedh këtë vend për të pushuar

Tayna ka shijuar suksesin e dy projekteve muzikore edhe këtë sezon veror që nuk ishte shumë i pasur me koncerte e mbrëmje për shkak të pandemisë.

Këngët “Bass” dhe së fundi “Qe Qe”, janë dy hitet e reja të shtuara në bagazhin artistik të reperes më të suksesshme shqiptare.

Kur janë bërë vetëm disa ditë që kur “Qe Qe” është lansuar, Tayna tashmë ka udhëtuar drejt Amerikës për disa ditë pushim.

Reperja nga Prizreni ka zgjedhur Chicagon si destinacion të radhës dhe nga atje ka sjellur imazhe dhe video në rrjetet sociale.

Ndryshe, “Qe Qe” tashmë ka arritur mbi 3 milionë klikime në kanalin Youtube.