Tayna dhe Mozzik kanë publikuar këngën e tyre të parë në bashkëpunim, shkruan “InfoKosova”.
Kjo këngë është mirëpritur nga fansat e dy rep artistëve dhe po dëgjohet mjaft.
Mozzik shihet shumë i lumtur në krahët e reperes Tayna me të cilën dihet se ish nusja e reperit Loredana nuk i ka fortë mirë raportet.
Pas publikimit të videoklipit dhe këngës së re të tyre, Tayna ka publikuar edhe disa fotografi të cilat i shoqëron me këto fjalë: “Lakmitare🤑 A po ju pelqen kanga? ❤️”.
Por në pamje ajo shihet shumë afër Mozzikut, si do të ndihet Loredana pasi t’i sheh këto fotografi?!/InfoKosova/