Tayna i thotë ndjekëses a nuk do rrëzoheshe ti për aq para sa marr unë?

Ditë më parë u publikua një video e Taynës ku duke performuar këngëtarja ishte rrëzuar në skenë.

Por, këngëtarja thotë se duke qenë se paguhet mirë, atëherë një gjë e tillë nuk përbën problem, madje ajo thotë se dhe të tjerët po të merrnin aq para sa merr ajo do ta bënin një gjë të tillë.

Ka qenë një ndjekëse ajo e cila i ka shkruar në Instagram në një nga postimet e saj duke i thënë nëse ka frikë se mos rrëzohet prap e të cilës Tayna ka vendosur t’i përgjigjet.

“Po thu që mi marr sa i marr unë, s’ishe rrzu edhe ti a?”, ka qenë përgjigja e Taynës.