Tayna kapet sërish mat me të dashurin miliarder?

Përflitet gjithmonë për muzikën që bën por sa i përket jetës private është treguar shumë hermetike.

Ndonëse është munduar që të qëndrojë larg vëmendjes së mediave sa i përket kësaj pjesë, Tayna nuk i ka shpëtuar fotove të kapura nga ndjekësit.

Kohët e fundit është përfolur se ka nisur një lidhje dashurie me Giovanni Santoro.

Agjenti i futbollistëve të njohur u fotografua bashkë me reperen disa javë më parë gjatë pushimeve që kanë kaluar në Itali, ishte pikërisht ky udhëtim që zbuloi romancën e tyre.

Giovanni njihet si një nga miliarderët e rinj, së fundmi, ‘Vipat e Bllokut’ kanë publikuar një video, në të cilën pretendohet se protagoniste është vetë Tayna, ku shihet duke u puthur me Giovannin.

Ata shihen në një aeroport me valixhet e tyre./abcnews.al/

Shiko videon: